Babai dhe fëmijët e kaçanikasit nga “Grupi i Kumanovës” kërkojnë drejtësi me lot në sy

Aktuale

Babai dhe fëmijët e kaçanikasit nga “Grupi i Kumanovës” kërkojnë drejtësi me lot në sy

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:34
Babai dhe fëmijët e Rufki Dogani

Familjarët e “Grupit të Kumanovës” po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre, të cilët padrejtësisht po mbahen prapa grilave.

Sot është protestuar në disa qytete të Kosovës, ku më të dashurit e të burgosurve mbanin pankarta në duar me moton “Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi” dhe “Kërkojmë lirimin e Grupit të Kumanovës”.

Në burg po mbahet edhe kaçanikasi, Rufki Dogani, ku për t’i dal në mbrojtje atij, para Komunës së Kaçanikut në mesditën  e sotme, me zemër të thyer, me lot në sy e në heshtje protestuan familjarët e tij.

Në këtë protestë nuk mungoi as babait i Rufkisë, i cili nuk mund të përmbahej nga lotët.

Ndonëse ata nuk e dinë se çfarë është politika, padrejtësia, fëmijët e të burgosurit po e ndjejnë nevojën dhe mungesën e babait të tyre, prandaj nuk hezituan të qëndrojnë në këmbë e t’iu bashkohen gjyshit për të bërë thirrje njerëzore e paqësore në adresë të organeve të drejtësisë.

Madje ata kishin veshur edhe një bluzë ku shihej babai i tyre afër flamurit kombëtar, imazh ky i vetmi ku mund të çmallen.

Ndryshe, Dogani është dënuar me 40 vite burg nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat