Rasti i vajzës nga Drenasi, Prokuroria ka gati aktakuzën

Aktuale

Rasti i vajzës nga Drenasi, Prokuroria ka gati aktakuzën

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:03
Protesta për rastin e të miturës në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka gati aktakuzën për të dyshuarit në rastin e vajzës nga Drenasi.

E për këtë rast ditë më parë janë intervistuar edhe dy persona të tjetër të dyshuar të involvuar në rastin në fjalë.

Intervistimi i këtyre dy personave ka bërë që Prokuroria të shtyjë edhe aktakuzën për këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka ka thënë se aktakuza është gati dhe do të behët publike të hënë, por, për shkak të intervistimit edhe të dy personave të tjetër është shtyrë.

“Është përgatitur aktakuza, por deri të hënë nuk do të behët publike. Janë intervistuar edhe dy persona, prandaj Prokuroria nuk ka mundur të ngrit aktakuzën. Varet nga Prokurori se çfarë kanë sjellë ato dy intervista”, ka thënë Beka për lajmin.

Ende nuk dihet se a do të përfshihen në aktakuzë edhe dy personat e intervistuar së fundmi.

Kujtojmë së 6 shkurt të këtij viti ishte publikuar skandali i abuzimit seksual të së miturës nga mësimdhënësi i saj, dhe hetuesi policor në Drenas.

Lidhur me rastin, në arrest shtëpiak  janë duke qëndruar ish-zëvendësshefi i hetimeve në policinë e Drenasit, Vesel Veseli, profesori  Shkëlzen Xhekaj, avokati Gazmend Halilaj dhe gjinekologu që dyshohet se kreu abortin e së miturës, Fehmi Ahmeti.

Sipas dosjes së Prokurorisë, vajza ishte dhunuaar seksualisht nga një profesor i shkollës së mesme dhe nga një polic. Veç këtyre dyve, në dosjen e Prokurorisë, janë edhe disa persona të tjerë të përfshirë.

Viktima kishte abortuar në një klinikë private në Prishtinë pasi ishte detyruar nga polici.

Skandali seksual i publikuar në shkurt të këtij viti kishte ngjallur reagime të mëdha në opinion.

Përveç raportimeve të mediave botërore, në Prishtinë dhe Drenas ishin mbajtur protesta masive në të cilat ishte kërkuar drejtësi për viktimën dhe ndëshkim për abuzuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat