Avokati: Gjykata Speciale ka mundur ta marrë në pyetje Kadri Veselin në Lubjanë

Aktuale

Avokati: Gjykata Speciale ka mundur ta marrë në pyetje Kadri Veselin në Lubjanë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 21:59
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka folur rreth mohimeve nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për marrjen e raportuar të tij në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Veseli i kishte cilësuar të pavërteta pohimet për shkuarjen e tij në Hagë, duke thënë se ndodhej në qytetin e Lubjanës, në Slloveni.

Sipas Berishës, Gjykata Speciale ka mundur ta marrë në pyetje Veselin edhe në kryeqendrën sllovene.

Intervistat mund të bëhen kudo, nëse dëshiron prokurori, ka thënë avokati në emisionin “Pressing”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat