Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Samiti i Berlinit e ndaloi ndarjen e Kosovës

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Samiti i Berlinit e ndaloi ndarjen e Kosovës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë sot ka deklaruar se Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Makron, ia kanë hequr dialogun nga Mogherini, dhe e kanë marrë në kontroll vetë dialogun. Madje ai akuzoi Mogherinin se me atë në dialog, Kosova rrezikonte të nënshkruante një marrëveshje të gabueshme.

“Merkel e Makron, e kanë hequr dialogun prej Mogherinit, e tani nuk rrezikojmë të bëjmë ndonjë devijim të mëtejmë ose të bëjmë ndonjë marrëveshje të gabueshme për Kosovën. Ky rrezik tash nuk ekziston, dhe se të paktën dialogun mund ta marr pasardhësi/ja e Mogherinit” tha Haradinaj.

Madje Haradinaj, i ka kundërshtuar pretendimet e presidentit Thaçi, se samiti i Berlinit ka dështuar, duke thënë se në fakt Samiti i Berlinit ka qenë shumë i suksesshëm për shkak se e ndaloi ndarjen e Kosovës.

“Nuk është i dështuar, është një sukses sepse i është marrë nga duart procesi, atyre të cilët nuk e kanë trajtuar mirë, ky është thelbi që duhet ta trajtojmë. Fakti që Merkel është kundër ndryshimit të kufinjëve, aty është suksesi, ky është thelbi i asaj që ka ndodhur” shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat