Shala: S’kemi prova që Thaçi ka dhënë urdhër për dëbimin e turqve

Aktuale

Shala: S’kemi prova që Thaçi ka dhënë urdhër për dëbimin e turqve

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:59
Haxhi Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka folur rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, në vitin 2018.

Shala ka thënë për emisionin “DPT Te Fidani”, se Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të të ashtuquajturve “gylenistë” nuk ka arritur të vërtetojë nëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë urdhër për dëbimin e turqve nga vendi.

“S’kemi asgjë të dokumentuar për Hashim Thaçin”, është shprehur ai. “Kemi një mjegull brenda institucioneve të sigurisë”, ka deklaruar Shala.

“Nuk kemi urdhër apo dokumentacion të presidentit për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova”, ka theksuar ai.

“Nuk kemi asgjë të shkruar”, ka thënë Shala, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që Thaçi të ketë dhënë urdhër gojor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat