Gazetari nga Shqipëria e sulmon ashpër Thaçin, njëjtë si Mesila Doda-Baton Haxhiun

Aktuale

Gazetari nga Shqipëria e sulmon ashpër Thaçin, njëjtë si Mesila Doda-Baton Haxhiun

Nga: D.RR Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:58
Hashim Thaçi

Përtej ndjenjave dhe pështjellimeve që të krijon ai që qartazi në surrat gënjen dhe nuk i beson as vetës, mjafton që vetëm të shikosh se si Hashim Thaçi sulmon Sali Berishën dhe mbron Edi Ramën. Kështu e nis shkrimin e tij gazetari nga Shqipëria, Bledian Koka.

Ai kritikon Thaçin për mënyrën e qasjes së tij, duke thënë se ai po gënjen dhe e përshkruan atë si negativ për Kosovën, përcjellë “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Ftyra e vertete e "Gjarperit"
Pertej ndjenjave dhe peshtjellimeve qe te krijon ai qe qartazi ne surrat genjen dhe nuk i beson as vetes, mjafton qe vetem te shikosh sesi Hashim Thaci sulmon Sali Berishen dhe mbron Edi Ramen. Mjafton te degjosh vetem kur tregon sesi ka nxjerre ne 2002-shin nga zyra Ilir Meten (sepse ai ka qene miku me i ngushte i Zoran Gjinxhic) ndersa ulet e shtregon duart nga mengjesi ne darke sa here ti jepet rasti Aleksander Vucic apo edhe Vladimir Putin sic e pranoi vete. Po e vertete, ai qe ka bere luften duhet te beje edhe paqen. Po ai qe jo vetem ka bere luften, por i ka dhene edhe te pakten 2 vellezer plumbave serbe si Ramush Haradinaj, po ai cfare vendi ka ne te gjithe kete dashni per paqje me serbin? Kush e ka me kollja ti bjere hasha te shkuares se vet, Ramushi gjakut te vellezerve te vet apo Hashimi cajit qe pinte ne Rambuje? Ne librin e tij per negociatat ne Rambuje ish ndihmes sekretari amerikan i shtetit James Rubin e pershkruan me nje paragraf te shkurter vitin 1999 sesi Hashim Thaci pranoi te nenshkruaje nje marreveshje qe praktikisht e zhberi me nje te rene te lapsit, Ushtrine Clirimtare te Kosoves. Rubin shkruan: "E vetmja karrote qe me ishte mbetur per t'ia ofruar Thacit ishte telefonata nga Clinton-it per ta uruar! I thashe Thacit se nese do te pranonte ne ate moment te nenshkruante, atij do ti telefononte Clinton per ta uruar. Ai me veshtroi disa momente dhe me tha: "Po, te nenshkruajme tash". Thaci bisedoi me Clinton. UCK u shperbe. Thaci dhe une shkuam ne kafe te afert per te festuar". Hashim Thaci tha sonte se Donald Trump nuk ka vendosur vija te kuqe ne negociatat me Serbine...
p.s...Duke pare sesi ka avacnur dashuria per Rusine, per nje telefonate me Putinin, Hashim Thaci nuk e ka per gje te copetoje Kosoven dhe me pas te shkoje te pije nje kafe aty afer me Edi Ramen..., per te festuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat