Kush e rrahu Frashër Krasniqin me shufra, boksa e shkelma?

Aktuale

Kush e rrahu Frashër Krasniqin me shufra, boksa e shkelma?

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:59
Frashër Krasniqi

Është publikuar një video ku shihet duhet folur deputeti i Kosovës, nga PSD-ja, Frashër Krasniqi.

Krasniqi i cili ishte deputet i LVV-së, gjatë protestave që ky subjekt politik ka bërë ndaj Qeverise në vazhdimësi, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, e sipas tij, edhe është rrahur me shufra gome, me boksa e me shkelma.

Përveç tij, të arrestuar ishin edhe, Albin Kurti dhe Sali Zyba, transmeton gazeta “Bota sot”.

Mirëpo, e gjithë kjo është harruar nga deputeti Krasniqi, pas ndarjes që bënë nga Lëvizja Vetëvendosje për të dal në partinë e Partisë Socialdemokrate.

Në këtë video, Krasniqi bënte thirrje për rrëzimin e pushtetit, që sot po bashkëpunon me ta, për të vazhduar mbijetesën kjo qeveri, e që normalisht edhe PSD-së kjo po i konvenon për të ushtruar mandatin e deputeti të fituar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo për faktin se, të gjithë anëtarët e PSD-së, do ta kenë shumë të vështirë në të ardhmen që të hyjnë në parlamentin e Kosovës, si deputet, pasi populli nuk i shpërblen me votë “tradhtarët” e LVV-së!

“Tashmë qytetarët e Kosovës, e panë përfundimisht se në shërbim të kujt është ky sistem politik, e panë përfundimisht se çfarë politikanë servil kemi dhe çfarë sistemi ndërkombëtar sundues kemi në Kosovë. Ata që ishin në gjendje me i shkel rreth 200 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës, ata të cilët ishin në gjendje me përdorë dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës, ata janë qeveria dhe sistemi i cili duhet të rrëzohet, i cili duhet me u ndërrua nga vetë qytetarët”, dëgjohet duke thënë Krasniqi.

Ai tregon se si i kanë rrahur Policia e Kosovës.

“Po i kanë rrahë të gjithë ata që i kanë arrestuar me shufra gome me boksa dhe me shkelma, ndër ta Sali Zyba ka qenë i rrahur i cili ishte ushtarë në tri luftëra çlirimtare që janë bë. Policët e njësis speciale kanë përdorur dhunë të tmerrshme edhe ndaj Albin Kurtit. Mirëpo gjithmonë duhet me pas parasysh qytetari që, dhuna që u përdor sot, nuk është dhunë nda meje, ndaj Saliut, ndaj Albinit, është dhunë ndaj lirisë së qytetarit të Kosovës, prandaj qytetari duhet me reagu, me u zgjua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat