Labinot Tahiri fotografohet në banjo, thotë se foton e ka bërë në një prej vendeve më të mira në Kosovë

Aktuale

Labinot Tahiri fotografohet në banjo, thotë se foton e ka bërë në një prej vendeve më të mira në Kosovë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:38
Labinot Tahiri

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri po vazhdon t’i mbajë të informuar ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale me pothuajse çdo lëvizje që bënë.

E kësaj here, deputeti që po përfolët me të madhe kudo në vend për premtimin që ka bërë lidhur me Liberalizimin e vizave, ka nxjerrë sot një imazh në llogarinë e tij në “Instagram”.

I ndjekur nga më shumë se 100-mijë njerëz në këtë rrjet social, Labi në imazhin e fundit ka treguar se gjendet në ‘një nga vendet më të mira në Kosovë’.

Pavarësisht asaj që ka shkruar, bazuar në sfondin e fotografisë Labi këtë pozë e ka shkrepur në banjo. Nëse del të jetë kështu, i bie që për Labinot Tahirin, një prej vendeve më të mira në Kosovë është banjo.

Nëse e shikojmë imazhin në perspektivë tjetër, Tahiri duket t’i rrijë gati mjaft mirë flokëve e mjekrës e cila vërehet qartë se i është rritur goxha shumë.

Disa nga komentuesit kanë nisur ta krahasojnë atë me Skënderbeun duke u bazuar në pamjen që ka marrë e në nuk janë të paktë as ata që po i kërkojnë t’i shkurtojë flokët e mjekrën.

Kah mesi i Janarit të këtij viti, deputeti që profesion tjetër e ka edhe këndimin kishte premtuar publikisht që nuk do t’i shkurtonte flokët e mjekrën deri në liberalizmi.

Edhe pak ditë bëhen plot katër muaj që nga premtimi që ka dhënë e të cilin po vazhdon ta mbajë.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë informacion se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, edhe pse shteti i Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga ky institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat