Kosaçov për fatin e Kosovës : Nga Amerika vijnë vetëm pengesa dhe kërcënime

Aktuale

Kosaçov për fatin e Kosovës : Nga Amerika vijnë vetëm pengesa dhe kërcënime

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:50
Vuçiq dhe Kosaçov

Presidenti I Këshillit të politikës së jashtme të Federatës ruse Konstantin Kosaçov mendon se fati I dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në duar të dy palëve, në kohën kur nga ShBA para së gjitha vijnë vetëm pengesa dhe kërcënime, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Fati I dialogut nuk është as në Uashington as në Bruksel, as në Moskë por në Beograd dhe Prishtinë, por Moska, Brukseli dhe Uashingtoni nuk guxojnë të pengojnë. Në rastin më të mirë duhet të ndihmojnë dialogun, ndërsa minimum është se nuk guxojnë të pengojnë. Për më keq këto pengesa tash vijnë nga Uashingtoni dhe këtë e them me keqardhje të madhe ", tha Kosaçov në intervistë për Tanjug.

Ai mendon se palët në Beograd dhe Prishtinë do të mund të ia dilnin me detyrat dhe dialogun nëse nuk do ishin ato pengesa, krijohet përshtypja se Prishtina duke falënderuar këtë sjellje është agresive dhe krijon kokë dhembje për vendet e BE-së që të kanë ndihmuar të vendoset dialogu direkt.

" Nga Brukseli nganjëherë dëgjohen kritika, por jo edhe nga ShBA. Ata hapur mbështesin aksionet duke vënë në pikëpyetje rezolutën 1244 ndonëse dihet se përderisa KS dhe OKB nuk sjell një rezolutë të re, në fuqi është kjo rezolutë ", thekson ai.

Lidhur me përcaktimin e kufirit, ai tha se ky emërtim nuk I pëlqen dhe s eka shumë ide rreth saj, po sipas tij të gjitha duhet të kenë mbështetjen Brenda Serbisë.

"Përderisa Brenda Serbisë nuk ka unitet, mendoj se do ishte jo korrekt me u imponua cilindo variant nga jashtë, sepse kjo është pyetje e brendshme."

Kosaçov  tha po ashtu se do ishte jo në rregull nëse Rusia merr qëndrim kjo është e pranueshme ose kjo nuk është.

"Zgjidhja përgjegjëse duhet të jenë në bazë të Kushtetutës së Serbisë dhe në harmoni me rezolutën 1244. Këtu nuk duhet të ketë dilema, ndërsa gjërat tjera janë të diskutueshme, andaj secilën zgjidhje që bazohet në kushtetutë dhe rezolutën 1244 do ta përshëndesnim ",tha Kosaçov.

Lidhur me kompromisin e mundshëm ai theksoi " Do të doja të besoja se samiti I Berlinit është shprehje e shqetësimit të BE-së, viteve të fundit BE me shumë optimizëm ka fol: ‘Çdo gjë është në rregull, po shkojmë në drejtimin e duhur', derisa pushteti në Kosovë këtë e ka keqpërdor dhe kanë shikuar vetëm interesin e vetë duke u larguar nga Brukseli.  Besoj se Brukselin ndërmarrja e hapave të Prishtinës duhet ta shqetësoj dhe të veproj pasi ajo mund të marr edhe hapa edhe më të rëndë, përfshirë edhe përdorimin e forcës në veri ", tërheq vërejtjen ai.

Kjo do ishte skenar I pavolitshëm dhe katastrofal për vendet që çështjen duhet ta zgjidhin me rrugë politike.

Në lidhje me angazhimin e kancelares Merkel dhe presidnetit Makron në çështjen e Kosovës, ai nënvizoi se të dy vendet kanë rivalitet rreth liderit në BE dhe kjo shihet edhe në çështjet tjera.

" Do dëshiroja të besoja se angazhimi është drejt arritjes së zgjidhjes dhe realizim i interesave të tyre dhe që ata të kuptojnë se ngjarjet e vitit 1999 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës është kundër të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së OKB-së” tha ai.

Secili duhet të marr përgjegjësinë tash apo më vonë në perëndim , BE dhe NATO si ka ndodhur problemi I Kosovës dhe pse nuk është zgjidhur ende potencon Kosaçov.

Lidhur me deklaratat e Thaçit në Tiranë rreth bashkimit kombëtar dhe heqjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë ai theksoi se 20 apo 30 vite më parë edhe perëndimi edhe politikanët shqiptarë na bindshin se  nuk kanë plane të atilla dhe se çështja e Kosovës është e temë tjetër.

" Nëse situate shkon në atë drejtim, kjo jo vetëm që nuk do të zgjidh problemin Brenda Kosovës dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po do të radikalizoj dhe do shkoj në pikën ku nuk ka kthim" tha ai duke shtuar se nuk do të jap prognoza të errëta sepse ai skenar është I rrezikshëm.

Politikani rus ka thënë se Serbia dhe Rusia kanë projekte në fushën ushtarake dhe Rusia merr pjesë në procesin e sigurimit të sigurisë së Serbisë.

"E kemi të qartë se Serbia jeton në rreth të komplikuar, ngjarjet e 20 viteve më parë, bombardimet ende janë në kujtesë. Nuk duam të frikësojmë askënd por nuk ka garanci se diçka e ngjashme nuk mund të përsëritet, aq më parë pasi disa vende që kanë bombarduar nuk kanë penduar, nuk kanë kërkuar falje për veprimet kundër të drejtës ndërkombëtare."

Kjo nënkupton se Serbia ka bazë për rritjen e aftësisë ushtarake dhe bashkëpunimin në interesin e  vetë dhe në këtë rast Rusia gjithnjë është me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat