Avdullah Hoti i reagon ashpër Serbisë: Ky është kërcënim për paqen dhe sigurinë

Aktuale

Avdullah Hoti i reagon ashpër Serbisë: Ky është kërcënim për paqen dhe sigurinë

Nga: N.H Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:44
Avdullah Hoti

Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Ai thotë se parada ushtarake e Serbisë është kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Sipas Hotit, me këto sjellje politike dhe parada ushtarake, Serbia duket se nuk e ka synim as dialogun me Kosovën, e as hyrjen në BE.

Ja shkrimi i plotë:

Parada ushtarake e Serbisë është kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Serbia nuk e ka kontrollin demokratik të ushtrisë as nga ana e NATO-s dhe as nga BE, sepse nuk është pjesë e tyre. Ajo vazhdon të bashkëpunoj ngushtë me Rusinë.

Me këto sjellje politike dhe parada ushtarake, Serbia duket se nuk e ka synim as dialogun me Kosovën, e as hyrjen në BE. Përkundrazi, ajo po përafrohet çdo ditë e më shumë me Rusinë. Dhe kjo duhet të merret seriozisht nga shqiptarët në Ballkan, nga BE dhe partnerët tanë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat