Ramadani: Serbia po jep mesazh kërcënues për fqinjët në rajon

Aktuale

Ramadani: Serbia po jep mesazh kërcënues për fqinjët në rajon

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:56
Burim Ramadani

Udhëheqja e paradës ushtarake të Serbisë sot në Nish nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë, ka ngjallur reagime edhe në Kosovë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani e ka quajtur këtë “Turp i cili nuk mund të mbulohet”.

“Një kriminel lufte i dënuar nga instancat ndërkombëtare, sikurse Vladimir Lazareviç, nuk ka qenë i vetëm në atë maskaradë”, shkruan Ramadani.

Ramadani thotë se prania dhe nderimi ndaj tij është një mesazh kërcënues për fqinjtë në rajon.

Sipas tij më këtë veprim Serbia po tregon se është ajo e njëjta e viteve 1999.

“Trup. Kjo nuk është e ardhmja e rajonit Ballkanik. Ndryshimi i mentalitetit është krejt rrugë tjetër”, përfundon Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat