Hoxhaj për paradën e ushtrisë: Serbia është shtet luftënxitës, po luan lojëra të rrezikshme

Aktuale

Hoxhaj për paradën e ushtrisë: Serbia është shtet luftënxitës, po luan lojëra të rrezikshme

Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:34
Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për paradën e sotme ushtarako-policore në Nish, në praninë e udhëheqësve shtetëror të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se kjo çfarë është duke bërë Vuçiq është duke luajtur lojë të rrezikshme.

Hoxhaj është shprehur se kjo paradë ushtare me armë të Rusisë tregon se Serbia nuk është shtet paqedashës.

“Ai mblodhi të dënuarit për krime lufte në Nish, afër kufirit tonë, në paradën ushtarake me armë të Rusisë. Ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën por edhe për fqinjët. Këto janë të dhëna të qarta se Serbia nuk është shtet paqedashës, por një shtet luftënxitës”, ka shkruar Hoxhaj.

Sot në orën 11:00 është mbajtur një demonstrimi i forcës së pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe nën emërtimin “Mbrojtja e lirisë”, në Nish me pjesëmarrje të më shumë se 4.000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe me praninë e udhëheqësve shtetëror dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Programi i demonstrimit përfshin defileun e eshalonit të këmbësorisë, defileun e eshalonit të motorizuar, fluturimin e eshalonit ajror dhe desantin e parashutistëve, por edhe paraqitjen e disa qindra auto veturave luftarake si dhe pajisjet e reja të teknikës ushtarake me armatim.

Po ashtu aty u shfaqen helikopterë luftarakë MI-35, të cilët Serbia i ka porositur nga Rusia si dhe tanket T-72 të cilat Rusia i ka dhuruar Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat