Nuk kanë të ndalur sulmet e Hashim Thaçit ndaj Gjermanisë, e godet edhe për një pikë tjetër

Aktuale

Nuk kanë të ndalur sulmet e Hashim Thaçit ndaj Gjermanisë, e godet edhe për një pikë tjetër

Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:42
Hashim Thaçi

Pas Samitit të Berlinit,  presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është vënë në një ofensivë të egër kundër Gjermanisë, një prej shteteve e cila ka ndihmuar në çlirimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Asociacioni për të cilin Gjermania është e interesuar të jetë pjesë e negociatave, është pika ku po godet Thaçi duke e akuzuar edhe Isa Mustafën që ka nënshkruar për të në Bruksel.

Ky qëndrim anti-gjerman i Thaçit mund të jetë si pasojë e refuzimit të madh që ka marrë nga Merkeli e Makroni në Gjermani për idenë e korrigjimi të kufijve.

Përveç tjerash, Merkel dhe Makron tashmë ia kanë marrë nga dora dialogun Mogherinit, e cila asnjë herë nuk ka bërë asnjë deklaratë apo veprim, që të ndalë diskutimet për pazare me territore.

E pas Samitit të Gjermanisë, duket se dialogu Kosovë-Serbi do të kthehet në binarë, kështu beson edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se tashmë do të ketë një format të ri të dialogut të udhëhequr nga Angela Merkel dhe Emanuel Macron.

Samitin e Berlinit pritet që ta pasojë Samiti i Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, e ku do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Makron dhe Merkel.

Pas këtyre zhvillimeve deputetë të kancelares Angela Merkel, kanë filluar që të tregojnë konturat e reja të temave të cilat do të diskutohen në Paris, e ku një ndër to do të jetë edhe diskutimi për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe tema e kufijve do të mbetet jashtë.

Pikërisht kjo është edhe tema ku Thaci po synon ta sabotojë Gjermaninë e cila duket se është e interesuar që edhe cështja e ekstraterritorialitetit të kishave të jetë në tryezën e negociatave.

Këtë e ka treguar deputeti i partisë së kancelares gjermane (CDU), Johann Ëadephul, në një intervistë për Deutche Ëelle.

“Problemi i njohjes nuk mund të zgjidhet brenda ditës, askush nuk e pret këtë. Por mund të flitet për çështje të veçanta, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e pakicave, për asociacionet e komunave. Tani është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë e të mos ngecet në ca grindje të panevojshme për territore. Këto janë çështje të dorës së dytë. Nëse negociatat do të fillojnë tani me zgjidhjen e këtyre çështjeve praktike dhe shumë konkrete, atëherë kjo është një shenjë e mirë. Gjithsesi, ishte një nismë e rëndësishme nga Parisi dhe Berlini, sepse tani mund të rifillojnë negociatat”, ka thënë Ëadephul, shkruan Express.

Ndërsa Hashim Thaçit duket se nuk po i pëlqen që të ketë tema të kufizuara e të caktuara në dialogun me Aleksander Vuçiqin.

Ai vazhdimisht, sa herë i bie punë që të flas për dialogun Kosovë-Serbi, flet kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mbase duke e shfrytëzuar si pikë përmes të cilës godet Gjermaninë.

Përveç kësaj, ai mundohet që të paraqesë Asociacionin e Komunave Serbe si një të keqe që e ka nënshkruar në vitin 2013 në Bruksel, tashmë lideri i LDK-së, ish-kryeministri Isa Mustafa.

Kjo qasje e Hashim Thaçit kundër Gjermanisë shihet edhe në zhvleftësimin që ai mundohet t’ia bëjë gjithçka që ka ndodhur në Samitin e Berlinit, që u thirr me iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Emanuel Macron.

Sipas kreut të shtetit çdo takim ku nuk është e ftuar SHBA-ja, nuk mund të ketë arrihet asgjë sa i përket Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje ka thënë se është ndjerë i shokuar kur kishte marrë vesh se në Berlin nuk ishte ftuar askush nga SHBA-të, dhe thotë që edhe Samiti i Parisit mund të ketë zero efekt, nëse nuk merr pjesë SHBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat