Liri Loshi i krahason Fadil Hoxhën dhe Ali Shukrien me dy emra udhëheqësish shqiptarë

Aktuale

Liri Loshi i krahason Fadil Hoxhën dhe Ali Shukrien me dy emra udhëheqësish shqiptarë

Nga: H.O. Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:08
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Serbia problemin me shqiptarët e ka kthyer si problem të këtyre të fundit me njëri-tjetrin.

Ai shkruan se shqiptarët duhet ta zgjedhin njëherë problemin me Serbinë, pastaj me njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Serbia është në rrugë të mirë që problemin me shqiptarët ta kthejë në problem të shqiptarëve me njëri-tjetrin. Ka rrezik që historia të perseritet. Pastaj nuk do të ketë fare rëndësi i kujt ishte faji dhe kush ndaj kujt do ta drejtojë gishtin.

Më duket se ishte Ali Shukrija që i kishte drejtuar gishtin Fadil Hoxhës në vitet tedhjeta, kur lokomotiva e sundimit serb mbi Kosovën po dilte nga shinat, se ky gjoja ishte luhatur nga vija komuniste. Dhe, ky i dyti i ishte drejtuar të parit me fjalët që atë gisht t’ia drejtonte vetes! (Mund të kenë qenë dy emra tjerë udhëheqësish shqiptarë, por kjo nuk ka rëndësi).

Çështja është se ne duhet ta zgjedhim problemin me Serbinë, pastaj te merremi me njeri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat