Daut Haradinaj: Rexhep Selimi ia ka huq gjithmonë politikisht

Aktuale

Daut Haradinaj: Rexhep Selimi ia ka huq gjithmonë politikisht

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:51
Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka folur sot për raportet me Rexhep Selimin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj ka thënë se me Selimin nuk ka pasur përplasje të ashpra në Kuvend, por replika të përmbajtura kur kanë diskutuar për tema nacionaliste.

“… dhe i kam thënë mos mendo që ki pas vetës aq sa mendon dhe as më të voglën fyerje nuk ia kom bo”, ka thënë Haradinaj në rtk.

Ai tutje ka thënë se me Selimin ka raporte të mira personale dhe se ato nuk i përzien me raportet politike.

“Unë kam raporte personale me Selimin dhe nuk i përzi ato personale me ato politike. Raportet personale i kemi të shkëlqyeshme, por politikisht në asnjë pikë nuk pajtohem me të. Ia ka huq gjithmonë politikisht. Një herë ka qenë në AAK, tani ka dalë prej Aleanca pasi që Aleanca u bo me Rugovën, pastaj del e thirr LDK-në hajde të bëhemi bashkë, prandaj nuk mendoj që ia ka qëllu politikisht, por ai është problem i tij”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat