Mustafa takoi të rinjtë nga Prishtina

Aktuale

Mustafa takoi të rinjtë nga Prishtina

Më: 10 maj 2019 Në ora: 20:16
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar një grup të të rinjve nga Prishtina me të cilët bashkëbisedoi rreth programit të LDK-së mbi angazhimin e rinisë dhe avancimin e interesave të tyre.

Mustafa i ftoi të rinjtë të angazhohen në jetën politike për të dhënë kontributin e tyre në formësimin dhe transformimin e programeve të partive politike për mbështetjen e rinisë kosovare.

Të rinjtë bashkëbiseduan në forum të hapur me të parin e LDK-së mbi rolin dhe fuqinë vendimmarrëse substanciale të të rinjve në LDK.

Të rinjtë i përshëndetën me një fjalë rasti edhe kryetari i Forumit të Rinisë Fidan Rekaliu, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat