Policët kufitar serbë keqtrajtojnë qytetarin e Kosovës nga Italia, ia dëmtojnë veturën

Aktuale

Policët kufitar serbë keqtrajtojnë qytetarin e Kosovës nga Italia, ia dëmtojnë veturën

Më: 10 maj 2019 Në ora: 20:35
Ilustrim

Visar Krasniqi nga komuna e Drenasit jeton në Itali tash e sa kohë. Ai së bashku me dy shokë të tij italianë ditë më parë ka qëndruar në Kosovë për vizitë.

Mirëpo kthimi për në Itali nuk ka qenë i rehatshëm për Krasniqin dhe dy shokët e tij.

Ai është keqtrajtuar nga policët serbë në kufirin Hungari- Serbi.

Image

Krasniqi ka treguar se çfarë ka ndodhur.

Ai për më shumë se pesë orë është mbajtur nga policët. Sipas Krasniqit, ata kanë shkatërruar edhe veturën e tij si dhe janë sjellë në mënyrë arrogante ndaj dy shokëve të tij.

“Ne jena kanë në Kosovë, unë me dy italian edhe jena kthyer dje në ora 5 të pasdites kemi kaluar nga Merdar drejt kufirit me Hungari. Po sa kemi arritur në kufirin e Serbisë në dalje kena hasë një polic kufitar i cili po bënte kontrollin e pasaportave, mori dokumentet dhe më tha që të pakohemi për një kontroll, jena parkuar, jena dalë nga makina për të pirë cigare kanë ardhë edhe na kanë shajt”.

“Ata na kanë fikë cigaret me dhunë, njërit prei italianit i ka ra shuplakë në dorën që kishte cigaren ndez sepse nuk kuptojke gjuhën e tyre nuk më jepshin kohë mu për me ju shpjeguar kurgjë për atë inat na kanë çmontuar makinën komplet edhe na kanë majt deri në ora 4:25 mu personalisht nuk më kanë përdorë dhunë fizike por dhunë psikike pa pas kurrfarë problemi. Kerri është dëmtuar, i janë çmontuar maskat. në veturë kanë çmontuar çdo send me forcë ”, ka thënë Krasniqi.

Image

Ai thotë se ky nuk është rasti i vetëm kur është keqtrajtuar nga policët serb.

“Çdoherë maltretime kemi prej serbëve në dalje gjitha pikat kufitare, kemi probleme . Jemi lodhur në mes të rrugës nuk po bën askush ankesë askund”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat