Njeriu që luftoi kundër komunistëve serb: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Aktuale

Njeriu që luftoi kundër komunistëve serb: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Nga: A.ZH Më: 10 maj 2019 Në ora: 21:48
Atdhetari i shquar kombëtar, Hysen Tërpeza, në mbrëmjen gala të nëntorit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka ndarë një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Ai nga kjo mbrëmje ka veçuar momentin kur çmimi Skënderbeu iu nda atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza.

Tërpeza, i cili kishte luftuar kundër komunistëve serb, ishte nderuar me duartrokitje të shumta dhe me fjalimin e tij drithërues kishte përlotur edhe të pranishmit.

Ndryshe, Tërpeza ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare. Ai gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia.

Ai pas marrjes së çmimit, kishte thënë se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike, madje kishte kërkuar Bashkimin kombëtar.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, kishte deklaruar Tërpeza.

Më poshtë postimi i plotë i Mazrekajt:

Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Sot kam vendosur të ndaj me ju një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Bëhet fjalë për momentin, kur çmimi Skënderbeu iu ndaj atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza. Një nder i madh për gazetën “Bota sot” e cila sadopak u mundua ta njoh solemnisht kontributin e Hysen Tërpezës.

Hysen Tërpeza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare, gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia. Nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore u detyrua të arrtisej dhe të kalonte jetën në mërgim politik. Hysen Tërpeza nuk e pushoi asnjë çast veprimtarinë e tij atdhetare nacionaliste djathtiste për bashkimin e shqiptarëve, prandaj u ndoq kudo nga spiunazhi serb. Ai nuk pushoi kurrë së kërkuar pajtim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Lajtmotivi i tij gjithmonë ishte: "Ka me na gjykue nana Kosovë!

Duartrokitjet nuk u ndalën që nga momenti kur moderatori, Adi Krasta, theksoi se çmimi Sekënderbe do t'i jepet z. Hysen Tërpeza, për ndjenjën e shquar atdhetare.

Një fjalim drithërues që zgjoi emocion dhe përloti të gjithë të pranishmit.

Artisti Naim Krasniqi ia dorëzoi çmimin.

Tërpeza tha se është Ushtar i Kombit dhe jo intelektual. Kishte 52 vite që nuk kishte qenë në Kosovë, pasi përndiqej politikisht nga sistemi i atëhershëm.

Ai do ta falënderonte lartmadhërinë e tij, Leka Zogu, që po ashtu ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Thirrja e tij se duhet punuar për kombin tonë, u përcoll me duartrokitje.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, tha ai.

Ai brohoriti mallëngjyeshëm se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike!

“Shqipnia pa Kosovë nuk mundet me shku përpara”, shtoi ai, ndërsa artisti Naim Krasniqi iu hodh në përqafim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat