Stërvitje të NATO-së në Kroaci merr pjesë edhe Ushtria e Kosovës

Aktuale

Stërvitje të NATO-së në Kroaci merr pjesë edhe Ushtria e Kosovës

Nga: F.B Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:32

Në Kroaci gjatë majit dhe qershorit është planifikuar mbajtja e tri stërvitjeve ushtarake në të cilat do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Stërvitja e parë ka nisur sot me shënimin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO.

"Immediate Response 19"," Astral Knight 19" dhe "Sëift Response 19" janë emërtimet e stërvitjeve në organizim të Komandës të Forcave Tokësore për Evropë (USEUCOM) që në koordinim me anëtaret e NATO-së dhe vendet partnere do të mbahen në Kroaci ka njoftuar ministria kroate e mbrojtjes në faqen e saj në internet.

Stërvitja e parë "Immediate Response 19", me të cilën Ushtria e Kroacisë shënon 10 vjetorin e hyrjes së Kroacisë në NATO, filloi sot dhe zgjat deri më 6 qershor në territorin e Kroacisë, në hapësirën e Sllovenisë dhe Hungarisë.

Në këtë stërvitje marrin pjesë 1.600 pjesëtarë të forcave të armatosura të Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, BiH, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, ShBA, Polonisë, Francës, Britanisë, Lituanisë, Maqedonisë së veriut, Italisë dhe Gjermanisë.

Qëllimi i stërvitjes është ushtrimi i lëvizshmërisë të forcës shumëkombëshe. Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria  janë bashkë organizatore dhe nikoqir të ushtrimit.

Stërvitja e dytë "Astral Knight 19" është ushtrim i forcës ajrore amerikane në Evropë (USAFE) që do të mbahet nga 3 deri 6 qershor, ndërsa më pas mbahet stërvitja "Sëift Response 19" që  do mbahet në Bullgari, Kroaci dhe Rumani po ashtu gjatë qershorit.

Në këto ushtrime do të marrin pjesë 750 pjesëtarë të Ushtrisë kroate dhe 4.500 pjesëtarë të forcave të armatosura nga vendet aleate dhe partnere, rreth 60 fluturake, mbi 30 helikopter dhe mbi 800 automjete, ka kumtuar ministria kroate e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat