Zemaj godet rëndë Kudusi Lamen, e quan “kudër”

Aktuale

Zemaj godet rëndë Kudusi Lamen, e quan “kudër”

Nga: N.H Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:08
Kudusi Lame

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj disa deklaratave të ish-gjeneralit shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame.

Zemaj ka thënë se Lame si profiter çuditërisht për hesape të hienave sillet e pështillet nëpër Kosovë.

Ai madje i ka dhënë edhe një epitet këtij të fundit, duke e quajtur “kudër”, që ka ardhur në Kosovë me halulacionet e radhës.

Mes tjerash, Zemaj ka demantuar Lamen duke i thënë se, “as vete gënjeshtrat s’dinë me i lidhe në mes kupolës staliniste dhe rrethanave të vërteta të luftës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat