Ja cilin ushtar të UÇK-së e kishte takuar për herë të parë Kudusi Lama

Aktuale

Ja cilin ushtar të UÇK-së e kishte takuar për herë të parë Kudusi Lama

Më: 11 maj 2019 Në ora: 00:20
Kudusi Lama

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lama, ka folur në detaje për përfshirjen e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai gjatë një interviste në “TV Dukagjini”, fillimisht ka folur për kontaktet e para me njerëzit e UÇK-së.

Lama ka bërë me dije se Rafet Rama ka qenë ushtari i parë i UÇK-së që e ka takuar.

Ai ka thënë se ky takim ka ndodhur pas rënies heroike të Luan Haradinajt në vitin 1997, ku në atë betejë me forcat serbe kishte mbetur i plagosur Rama, i cili tani është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në këtë intervistë, Lama ka folur edhe për rolin e shtetit shqiptar në luftën e UÇK-së, angazhimin e tij personal në luftën çlirimtare, betejën e Koshares, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat