Vazhdojnë keqtrajtimet e zyrtarëve të Qeverisë nga serbët, Haradinaj: Provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës

Aktuale

Vazhdojnë keqtrajtimet e zyrtarëve të Qeverisë nga serbët, Haradinaj: Provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës

Nga: A.M. Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të  papranueshme keqtrajtimin e dy zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën e kryeministrit dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës”.

Postimi i plotë:

I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat