Ja plani shtatë pikësh i Trump-it për Kosovën, sipas modelit Izraelit - Bota Sot
Ja plani shtatë pikësh i Trump-it për Kosovën, sipas modelit Izraelit

Aktuale

Ja plani shtatë pikësh i Trump-it për Kosovën, sipas modelit Izraelit

Nga: K.M Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:04
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Sipas shkarravinave të mediave serbe, të cilat gjithnjë mundohen që të prodhojnë situata të reja në favor të tyre, e në dëm të shqiptarëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po përgatit zgjidhjen e qështjes Kosovë-Serbi, me një model të ngjashëmme atë mes Izraelit dhe Palestinës, normalisht me disa modifikime, shkruan kështu portali republika.rs.

1.Marrëveshja tripalëshe: Kosovë, Serbi si dhe bashkësia ndërkombëtare (përfshirë SHBA-të dhe Rusi-në).

2. Përcaktimi i kufirit në Kosovë do të jetë në atë mënyrë që pjesa veriore e vendit (Mitrovica) të bëhet pjesë e Serbisë, me atë të një statusi special për Mitrovicën

3. Mitrovica nuk do të ndahet, do të ketë status special dhe mitrovicasit do të jenë qytetarë të Serbisë.

4. Mbrojtje e veçantë për të gjitha objektet e shenjta serbe në të gjithë Kosovën.

5. Shqiptarët nuk do të mund të blejnë shtëpi serbe dhe anasjelltas.

6. Paket ekonomike për Kosovën, veqanarishtë për veriun e vendit. Për të mbledhur para, do të mblidhet një konferencë ndërkombëtare.

7. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë (Pjesa veriore) do të ishte e hapur për njerëz dhe mallëra, pa ndonjë vështirësi.

Image

Vladimir Marinkoviç, një nga themeluesit e të ashtuquajturës miqësi Serbo-Amerikane, ka thënë për telegrafin serb se edhe pse ky plan nuk është plublik dhe nuk ka asgjë zyrtëare mbi detajet, sipas tij është shumë e rëndësishme që kjo zgjidhje të qoj në zgjidhje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sërgjan Perishiç për këtë gazetë thekson se ky model i zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez dhe serb-shqiptar ka ngjashmëritë e veta, por edhe dallimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...