Haziri i reagon Stavilevcit: “Fitoret” e tua janë mallkim për Kosovën

Aktuale

Haziri i reagon Stavilevcit: “Fitoret” e tua janë mallkim për Kosovën

Nga: N.H Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:21
Blerand Stavileci

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavilevci dhe njëherit kryetar i klubit të KB Prishtinës, nuk është përmbajtur në deklarata duke lëvduar veten, pas fitores së Prishtinës ndaj Rahovecit në basketboll.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar Stavilevcit duke i thënë se ka lindur si hyzmeqar i atyre që tash e 20 vjet e shkretuan Kosovën.

Me tjerash analisti politik ka thënë se fitoret e zëdhënësit të PDK-së janë edhe një mallkim për Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Eskalon Blerand Stavilevci: Ngoni ju dështaka, unë kam lindur veç me fitu, e kam formulë të jetës me fitu
- Ti ke le sall per hyzmetqar i atyne qe tash e 20 vjet qi u çfaqën si dhompira per me e hanger e me e shkretue Republiken. "Fitoret" e tua (n'politike me PDK) jan mallkim per Kosoven. Gomar i Babatasit, kish me t'than i lumnumi Fishte. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat