Thaçi takim me kongresistin Case: Roli i SHBA-ve mbetet qenësor për Kosovën

Aktuale

Thaçi takim me kongresistin Case: Roli i SHBA-ve mbetet qenësor për Kosovën

Nga: A.SH Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:50
Hashim Thaçi dhe Ed Case

Presindenti i vendit Hashim Thaçi, në takim me kongresistin amerikan Ed Case, ka thënë se, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës. Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat