Haxhiu për eskalimin e Blerandit: Humbja e pushtetit do t’i lë me pasoja

Aktuale

Haxhiu për eskalimin e Blerandit: Humbja e pushtetit do t’i lë me pasoja

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:02
Albulena Haxhiu

Një shkrim i sotëm i Blerand Stavilecit në facebook ka habitur shumëkënd dhe ka nxitur reagime të shumta të ndjekësve të tij, të cilët nuk kanë ngurruar edhe që ta tallin.

Pa reaguar nuk ka qëndruar as deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se rënia e PDK-së dhe humbja e pushtetit do t’i lë me pasoja njerëzit e kësaj partie.

“Paska eskaluar Blerandi! Humbja e pushtetit do t’i lë me pasoja”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në facebook.

Blerand Stavileci sot kishte bërë një reagim në faqen e  tij në facebook, ku kishte lavdëruar veten për sukseset që ka arritur në sport dhe politikë.

Ai atë shkrim ua kishte përçuar edhe si mesazh ‘mohuesve të shtetit’, që me gjasë duket se ua ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit e kanë akuzuar të premten Stavilecin se kishte ndërhyrë për të mbyllur rastin e rrahjes së gruas së tij nga disa persona të panjohur gjatë kohës sa Stavileci kishte ushtruar postin e ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat