Konfirmohet vizita e liderëve nga Lugina e Preshevës në Amerikë: Ja agjenda e takimeve me zyrtarët e lartë amerikan

Aktuale

Konfirmohet vizita e liderëve nga Lugina e Preshevës në Amerikë: Ja agjenda e takimeve me zyrtarët e lartë amerikan

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:20
Liderët nga Lugina e Preshevës foto ilustrim

Delegacioni nga Presheva, përfaqësues nga Lugina javën tjetër neë udhëtim zyrtar për Amerikë

Preshevë, 10 maj -“Liderët e Preshevës me 15 maj ne SHBA. Ju prinë Prishtina, konsultime rreth bashkimit me Kosovën.” shkroi para një javë agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, duke ju referuar burimeve të saja diplomatike. Agjencia në fjalë po ashtu shkroi se vizita e liderëve nga Presheva ne Amerikë do të mbahet “top sekret” deri më 10 maj. Mu sot nga Presheva u konfirmua edhe zyrtarisht se liderët nga Lugina do të udhëtojnë për Amerikë.

Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përshihen në procesin e dialogut të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel sikur edhe bashkimi me Kosovën, nuk janë kërkesa te reja, ato datojnë qe nga 1999, respektivisht 2013 kur nisi procesi i dialogut, pas nënshkrimit te marrëveshjes mes ish-shefave të diplomacive serbe dhe kosovare Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit. Pas mungesës së përfshirjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun «teknik» të Brukselit, duket se ka ardhur koha që edhe shqiptaret e Luginës se Preshevës, sikur serbet e Veriut, të jenë temë në dialogun e marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ja agjenda e takimeve te delegacionit nga Presheva me zyrtaret e larte amerikan. Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani do t’i prijnë delegacionit nga Presheva për në SHBA.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Njëkohësisht, gjatë qëndrimit në SHBA, Delegacioni nga Lugina e Preshevës në të cilin merr pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të takojë edhe përfaqësuesit e Komisioneve për të Drejtat e njeriut, Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë e Senatorë Amerikan.

Image

Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

SHBA është dhe do të mbetet faktori kryesorë i ruajtjes, kultivimit dhe avancimit të paqës në botë në përgjithësi e në Ballkanin Perëndimor në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat