Aktivisti i Vetëvendosjes ia lë djalit emrin e Astrit Deharit

Aktuale

Aktivisti i Vetëvendosjes ia lë djalit emrin e Astrit Deharit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:35
Egzon Balaj dhe Astrit Dehari

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj, është bërë prind i një djali.

Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e saj janë bërë prindër.

E djalit të tyre, çifti ka vendosur që t’ia lë emrin Astrit.

Ai e ka emëruar djalin, sipas aktivistit të ndjerë të kësaj lëvizje, Astrit Dehari, i cili ka vdekur më 5 nëntor në burgun e Prizrenit.

“Astrit, djali ynë, ta gëzosh emrin e heroit Astrit Dehari, me po aq krenari që ta kemi vendosur. Shpresoj ta duash dhe të kontribuosh për vendin tënd” ka shkruar Balaj në rrjetin social Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat