Loja që nuk përfundoi kurrë, si u vranë nga bomba pesë fëmijët e familjes Koxha

Aktuale

Loja që nuk përfundoi kurrë, si u vranë nga bomba pesë fëmijët e familjes Koxha

Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:33
Bekim Koxha, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lufta e fundit në Kosovë mori edhe pesë jetë fëmijësh që po loznin dhe po jetonin momentet e fëmijërisë.

Në Doganaj të Kaçanikut, dy dekada më parë, humbën jetën nga një mjet shpërthyes të lënë nga forcat serbe Valdet Koxha 15 vjeç, Burim Koxha 14 vjeç, Osman Koxha 13 vjeç, Fisnik Koxha 9 vjeç dhe më i vogli Edon Koxha 3 vjeç.

Hajrullah Koxha, dëshmitar i tragjedisë ka rrëfyer se si e gjithë ngjarja ndodhi brenda 45 sekondave dhe loja e fëmijëve u kthye në vdekje të pamëshirshme.

“Pjesën e kokës e kishte të çelur e gjaku i shkonte fytyrës”, Hajrullahu tregon si e gjeti Edonin 3 vjeçar.

Babai i Edonit, Bekim Koxha, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tregon se si mori vesh lajmin e trishtueshëm se djali i kishte vdekur.

Tragjedia e familjes Koxha dhe qindra familjeve tjera në Kosovë, tregojnë luftën e përgjakshme dhe të pamëshirshme që u bë ndaj popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat