Haradinaj bën iftar me turqit e Kosovës

Aktuale

Haradinaj bën iftar me turqit e Kosovës

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:11
Ramush Haradinaj me turqit e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët. Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë. Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nepër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.  Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.  Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat