Paralajmëron Bashkimi Evropian: Në Ballkan po vlon!

Aktuale

Paralajmëron Bashkimi Evropian: Në Ballkan po vlon!

Nga: F. B. Më: 12 maj 2019 Në ora: 09:00
Donald Tusk

Atje ndoshta zgjidhet fati i kësaj pjesë të kontinentit tërheq vërejtjen Donald Tusk kryetar i Këshillit Evropian, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Tusk mbrëmë në Varshavë tërhoqi vërejtjen se pa angazhim të madh dhe pajtim me fqinjët bagazhi historik nxit demonët dh vlimin sikur tash në Ballkanin perëndimor dhe se Evropa duhet të shikoj në atë regjion si në çështjen e fatit të gjithë kontinentit dhe jo vetëm regjionit.

“Po shoh çka po ndodhë në disa vende, p.sh. Në Ballkan, situata thuajse po vlon. Atje ndoshta do të zgjidhet fati i asaj pjese të kontinentit. Ballkani ka përvojën e vetë nga historia – jemi të obliguar se me atë problem të përkushtohemi jo si problem regjional po si problem të gjithë Evropës” ka thënë Tusk në solemnitetin e ndarjes së titullit “Njeriu i Vitit” në 30 vjetorin e themelimit të gazetës “Viborçe”.

Tusk me rastin e ndarjes së këtij titulli si shembull të Polonisë dhe Ballkanit perëndimor ka theksuar se nuk mund të kuptoj që dikush të shoh interesin kombëtar në atë që mos të ndërtoj raporte me fqinjët veçanërisht me ata që historia ishte më e rënda.

“Kur shoh ato emocione, atë lëkundje nëse do të vij deri te pajtimi elementar real të popujve të ish- Jugosllavisë, kuptoj që ajo që është mirë, ajo që është pragmatike, gjithmonë në politike është e brishtë. Dhe mundet në çdo moment të dështoj pa përpjekje të gjithë njerëzve dhe gjithë forcave politike”, ka thënë Tusk.

Ish- kryeministri shumëvjeçar dhe tash kryetar i Këshillit Evropiana në mandatin e dytë tërheq vërejtjen se BE është interes kombëtar polak që duhet të jetë mbi të gjitha ndarjet.

“Ndoshta duhet të diskutojmë për procesin e integrimit, rolin e shteteve kombëtare, këto janë çështje të hapura sepse BE është proces. Por nuk shoh asnjë arsye që Bashkimi, përkatësia e Polonisë në Evropë të jetë temë e luftës politike qytetare”, tha ai.

Ai ka theksuar se nga lufta për vlerat evropiane nuk duhet heq dorë vetëm se në ndonjë vend në një moment zgjedhësit ka zgjedhur ndonjë politikan.

“Nuk është roli im vlerësimi i presidentëve dhe kryeministrave, por që të përkujtoj të vërtetën e dukshme pasi kohë pas kohe paraqitet ndonjë politikan, moda politike apo interes serioz politiko-ekonomik për shkak të cilit politika jonë perëndimore nis të kriset, pikërisht për këtë duhet të bëjmë çdo gjë që të kundërshtojmë pasojave potenciale negative”, tha Tusk. Në fund Tusk ka thënë se“ Nëse kjo botë do të thotë ligj, ku respektohen të drejtat, ku i forti nuk keqpërdor forcën e vetë ndaj të dobëtit dhe nëse humbim këto themele do të jemi viktima të para të këtij ndryshimi” tha ai në manifestimin e ndarjes së titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat