Sabit Geci nuk kthehet në burg, shkon për shërim në Stamboll

Aktuale

Sabit Geci nuk kthehet në burg, shkon për shërim në Stamboll

Më: 12 maj 2019 Në ora: 11:16
Sabit Geci

Ish-komandanti i UÇK’së, Sabit Geci, ka udhëtuar për në Stamboll për shërim dhe nuk ka shkuar në vuajtje në Burgun e Dubravës më 2 maj.

Pas kësaj është lëshuar edhe fletarrrst për te.

Familjarë të Gecit kanë thënë se në shtëpinë e tyre ka shkuar edhe Policia e Kosovës për ta kërkuar ish-udhëheqësin e UÇK’së i dënuar për krime lufte me 15 vjet burgim.

Avokati i Gecit, Haxhi Millaku, ka thënë se klienti i tij është i shtrirë në një spital të Turqisë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka treguar se i ka njoftuar të gjitha organet e shtetit.

“Klienti im vuan nga një sëmundje e rëndë”, ka thënë Millaku,, të dielën.

Millaku ka thënë se i ka dërguar të gjitha informacionet te Shefi i Burgjeve, Kryetari i Gjykatës dhe institucionet tjera për gjendjen e rëndë shëndetësore të Gecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat