Nënkryetari i PDK-së i jep Veselit cilësi të Thaçit duke ia “gabuar” emrin

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së i jep Veselit cilësi të Thaçit duke ia “gabuar” emrin

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:52
Hajredin Kuçi

Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi ia ka ngatërruar emrin e shefit të partisë, e ka quajtur “Hashim Veseli”.

Këtë ngatërresë Kuçi e ka bërë gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Prishtinë, ditën e dielë.

“Prishtina për ne do të jetë pikë orientim për zgjedhjet e ardhshme, edhe lokale dhe nacionale. Kryetari Veseli dhe kryeministri Hashim Veseli do të jetë më i fortë kur do ta ketë edhe Prishtinën në mbështetje të saj”, është shprehur Kuçi.

Ndryshe, Kuçi e ka paralajmëruar ardhjen e Kadri Veselit në krye të Qeverisë. Ka thënë se fitorja e plotë e PDK’së dhe Veselit Kryeministër bëhet kur PDK do të fitojë edhe Prishtinën.

Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se i kanë mbetur borxh Prishtinës pasi s’është punuar shumë në këtë qytet.

“Prishtina nuk është një rrugë, e një leje ndërtimi. Është pasqyra e republikës së Kosovës për tërë vendin. Nuk ka qytetar i huaj që vjen në Kosovë e që nuk viziton Prishtinën.

“Asnjëherë s’jemi ndjerë rehat pa e fituar Prishtinën. Urani do ta fitojë Prishtinën”, ka thënë Kuçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat