Milazim Krasniqi godet Edi Ramën: I dështoi komploti me Vuçiqin në Kosovë tash po e kallë Shqipërinë

Aktuale

Milazim Krasniqi godet Edi Ramën: I dështoi komploti me Vuçiqin në Kosovë tash po e kallë Shqipërinë

Nga: N.Sh Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:36
Pamje nga Shqipëria, gjatë protestës së djeshme

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, si anjëherë më parë e ka kundërshtuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Krasniqi përmes një postimi ën Facebook, thotë se, Edi Rama, pasi nuk arriti që ta fusë në flakë Kosovën, me Vuçiqin, tash ka vendosur që të ia futë flakën Shqipërisë.

Sipas tij, pansllavizmit dhe Rusisë i nevojitet zjarri diku në Ballkan.

“Nuk pati sukses në Mal të Zi, dështoi në Maqedoni, gjasat janë që dështoi edhe në Kosovë, prandaj tash i është drejtuar Shqipërisë”, shkruan Krasniqi.

Ai shton se, rreziku është shumë i madh për destabilizimin e Shqipërisë.

“Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë. Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan. Nuk pati sukses në Mal të Zi, dështoi në Maqedoni, gjasat janë që dështoi edhe në Kosovë, prandaj tash i është drejtuar Shqipërisë. Pas brutalitetit të djeshëm policor, rreziku për një destabilizim të rëndë të Shqipërisë vërtet është i madh. Kjo edhe për arsyen se bizantizmi në Shqipëri është shumë virulent. Veç kujtojeni psikozën bizantiniste të vitit 1997!”, shkruan Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat