Zemaj: Kosova dhe institucionet duhet të angazhohen për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aktuale

Zemaj: Kosova dhe institucionet duhet të angazhohen për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Nga: Z.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:40
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, në një prononcim për “Bota sot” sa i përket Këshillit të Evropës ka thënë se Kosova ende nuk është pjesë e këtij mekanizmi, dhe kjo, sipas tij, nënkupton edhe aspektin e të mosqenurit anëtar i sistemit të drejtësisë, i cili realisht përfshin Gjykatat e Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, për Kosovën është pozicion i dobësuar dhe kjo pamundësi aktuale paraqet përjashtim prej vendeve të tjera të Ballkanit, duke e pamundësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe proceset tjera të cilat afrojnë Kosovën në strukturat evropiane.

“Kosova dhe institucionet e saj duhet me shumë angazhim konkret se sa pjesëmarrje periferike dhe për mbulesa politike, të cilat janë vënë më shumë në interes të individëve të caktuar politik”, përfundoi zëvendës kryetari i parë i Komisitonit të Integrimit, Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat