Shkrimtari David: Kosova çështje e të gjitha çështjeve në Ballkan, duhet njohur sa më parë

Aktuale

Shkrimtari David: Kosova çështje e të gjitha çështjeve në Ballkan, duhet njohur sa më parë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:27
Filip David

Shoqëria serbe është gjithnjë e më shumë e djathtë, ka thënë shkrimtari beogradas Filip David dhe ka tërhequr vërejtjen se ekzistonë rreziku real nga konflikti dhe atë jo vetëm mes pushtetit e opozitës, por edhe kundër atyre që mendojnë ndryshe.

David ka thënë për agjencinë FoNet se “konfuzioni në shoqëri” i sheh në “presionet që të zgjidhet problemi i Kosovës” i cili është “çështje e të gjitha çështjeve në Ballkan” dhe “pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, nuk ka stabilitet të brendshëm të Sëerbisë, as stabilitet të kësaj pjese të Ballkanit”.

David thekson se “njohja e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë”, me marrëveshje për mbrojtjen e minoritetit serbe dhe trashëgimisë kulturore e fetare, përndryshe nuk e përjashton “rrezikun nga konflikti i haour”, gjithnjë deri sa Kosova të mbetet si projekt i ngrirë, “i cili nënkupton shkëndija nga të dyja palët”.

Duke e pasur parasysh situatën e medieve në Serbi, nëse Vucic e nënshkruan njohjen e Kosovës, David mendon se për pesë ditë fushate për “gjestin heroik të cilin askush në histori nuk ka pasur guximin dhe gatishmërinë”, shumica e madhe e serbëve këtë “do ta pranonin si të mirë e pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat