Prokuroria Speciale deklarohet deri ku kanë shkuar hetimet për vrasjen e Xhemajl Mustafës - Bota Sot
Prokuroria Speciale deklarohet deri ku kanë shkuar hetimet për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Aktuale

Prokuroria Speciale deklarohet deri ku kanë shkuar hetimet për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:10
Ish-gazetari i vrarë Xhemajl Mustafa

Rasti i vrasjes së Xhemajl Mustafës është transferuar nga EULEX’i te Prokuroria Speciale në mars të vitit të kaluar. Prokurorët vendorë ende janë në fazën preliminare të hetimeve.

Më 23 nëntor të këtij viti mbushen 19 vjet prej kur është vrarë gazetari Xhemajl Mustafa, i cili ishte edhe Këshilltar Politik i Ibrahim Rugovës.

Vrasja e tij kishte ndodhur pasluftës, në banesën e tij në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se rastin e Mustafës e kanë marrë nga EULEX’it në marsin e vitit 2018. Tash, kanë thënë, janë në fazën preliminare.

“Transferë nga EULEX me dt. 26.03.2018, faza preliminare”, shkruan në tabelën e Prokurorisë Speciale. Në të njëjtën tabelë janë edhe rastet tjera të  pazbardhura të vrasjes së gazetarëve.

Vajza e Xhemajl Mustafës, Beriana kishte thënë se me babanë e saj s’po merret Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i zbardhur krimet e luftës dhe pasluftës.

“Gjykata Speciale nuk e ka kontaktuar direkt familjen time. Ka informacione se janë kontaktuar. Gjykata Speciale nuk do ta zbulojë atë që ka dhënë urdhër për vrasjen e tij, nëse ajo Gjykatë nuk do ta vendosë pikën në këtë rast, kjo çështje për mua mbetet e mbyllur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, pati deklaruar në vitin 2012 se janë afër zbulimit të identitetit të vrasësve të veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa.

Në atë kohë, Lumezi kishte deklaruar, në cilësinë e Kryeprokurorit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se janë duke u grumbulluar prova të rëndësishme për të zbuluar vrasjen e Mustafës.

“Hetimet kanë mbërritur deri në fazën e mbledhjes së provave dhe fakteve relevante, të cilat sigurisht do të procedohen për një kohë të shkurtër nga një prokuror special”, kishte thënë Lumezi.

Xhemajl Mustafa, autori edhe i librit “Një lutje për Prishtinën”, kishte mbajtur edhe pozita tjera në LDK, duke u bërë anëtar i Kryesisë derisa kishte marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Zbardhjen e vrasjeve politike, para dy vitesh, e pati kërkuar edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, përmes disa letrave publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...