Opinioni u trondit nga kjo foto: Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj Bechtel & Enkes

Aktuale

Opinioni u trondit nga kjo foto: Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj Bechtel & Enkes

Nga: N.Sh Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:54
Punëtori i Bechtel & Enkes

Kjo fotografi e realizuar gjatë punimeve të Bechtel & Enkes, kishte tronditur opinionin shqiptarë.

Një punëtor i Bechtel & Enkes i cili kishte mbetur i varur në një lartësi të madhe gjatë punimeve të rrugës Prishtinë-Shkup.

Për këtë rast, nesër do të filloj procesi gjyqësor ndaj Bechtel & Enkes.

Përparim Sadiku, thotë për gazetën “Bota sot” se do të kërkojnë drejtësi për këtë rast.

“Ne besojmë në procesin gjyqësor se do ta thotë të vërtetën. Seanca mbahet në gjykatën e Kaçanikut dhe seanca e cila fillon në ora 09:20, është e hapur për media. Për këtë rast, ku katër persona patën lëndime të rënda dhe rrezikim të jetës, do të kërkojmë drejtësi. Personat e lënduar ishin Përparim e Daut Sadiku, Besnik, Fitim e Safet Kafexholli dhe Milaim Baliu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat