Mediave serbe iu pengojnë fort Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj, i duan në Hagë!

Aktuale

Mediave serbe iu pengojnë fort Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj, i duan në Hagë!

Më: 12 maj 2019 Në ora: 23:14
Daut Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Mediat serbe kanë zgjedhur që në botimet e nesërme të gazetave të merren me politikanë nga Kosova.

Mediat në Serbi në faqet e para të gazetave të ditës së hënë kanë publikuar tituj me gjuhë të urrejtjes.

Në botimin e ri, ‘Vecernje novosti’ shkruan “Kontrabanda përmes Serbisë financohet nga terroristët”.

Shkrim ky referuar vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe hyrjes së tyre nëpër rrugë ilegale.

Ndërsa, gazeta ‘Blic’, është marrë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj duke iu referuar si vëllai i kryeministrit.

Titulli i kësaj të përditshme është “Daut Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat