Sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për Tribunalin për krimet serbe

Aktuale

Sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për Tribunalin për krimet serbe

Më: 13 maj 2019 Në ora: 09:07
Mledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sot ora 11:00 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca parlamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Kryesia pritet që sot të caktoj seancë parlentare për ditën e enjte ku pritet të themelohet edhe Komisioni Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe.

Burime brenda Kabinetit të kryeparlamentarit Veseli bëjnë të ditur se në kë mbledhje të Kryesisë do të diskutohen edhe propozimet e Veselit për ditën e gjenocidit, muzeun e gjenocidit si dhe memorialin e dëbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat