Publikohen fotot, Ramush Haradinaj duke u lutur si mysliman

Aktuale

Publikohen fotot, Ramush Haradinaj duke u lutur si mysliman

Më: 13 maj 2019 Në ora: 10:19
Ramush Haradinaj duke bërë iftar me turqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje ka marrë pjesë në Iftarin e organizuar nga partia turke KDTP, përmes një postimi në facebook ai ka theksuar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

“Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë. Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nepër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut. Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund. Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ishte postimi i ekzekutivit të qeverise në Facebook.

Edhe pse Haradinaj shpesh ka tronditur mediat me reagimet të ndryshme karshi fesë Islame, ai dje në programin e Iftarit ka quar duart lart dhe iu është bashkëngjitur duasë së Iftarit.

Image

Ndryshe, ndër reagimet më të theksuara të kryeministrit ishte deklarata për median serbe ku ai kishte thënë: “Ne nuk jemi Musliman”, “Kam respekt për Ortodoxizmin”, “Kam vizituar edhe Kishat Serbe”, “Ua kam uruar Bozhiqin Serbëve”, “Shqiptarët jetojnë si Krishterë”, “Ne jemi Katolik, edhe familja ime është Katolike, mbiemri ynë ka qenë Gjoka si ju Gjokoviç”.

Në anën tjetër ai në një interviste për “Vecernji List” kishte thënë se nuk kishte shkuar kurrë në një xhami si besimtar por si përfaqësues politik. Ndër të tjera, ai kishte thënë se e vetmja gjë që ai lidhet me myslimanët edhe emri i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat