Edhe Fatmir Limaj nënshkruhet në Librin e Zisë për vdekjen e dy oficerëve

Aktuale

Edhe Fatmir Limaj nënshkruhet në Librin e Zisë për vdekjen e dy oficerëve

Nga: A.SH Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:50
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nënshkruar sot në Librin e Zisë që Ambasada e Shqipërisë ka hapur për ndarjen nga jeta të dy oficerëve shqiptarë në misionin Riga të Letonisë.

Këtë e ka bërë të ditur Limaj përmes një postimi në Facebook duke shkruar se, shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për ambasadorin, familjet e oficerëve dhe shtetin shqiptar

“Në nderim të dy oficerëve që humben jetën duke shërbyer në kuadër të Aleancës më të fuqishme ushtarake NATO sot u shënova në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.
Shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për ambasadorin, familjet e oficerëve dhe shtetin shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat