Eksperti i sigurisë: A po rrezikohet jeta e Lulzim Bashës?

Aktuale

Eksperti i sigurisë: A po rrezikohet jeta e Lulzim Bashës?

Nga: D.RR Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:07
Lulzim Basha në një fjalim gjatë protestës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi publik në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se gjendja aktuale në Shqipëri është e tensionuar, dhe se duhet të kenë kujdes me liderin opozitar, Lulzim Bashën, pasi po i ndodhi diçka atij, lufta civile është e pashmangshme.

Ai bën thirrje që të dyja palët të përmbahen ndaj dhunës.

Postimi i plotë:

Me vëmendje po i përcjelli ngjarjet në Tiranë. Situata e cila është krijuar, pas demonstratave të djeshme është kaotike dhe e rrezikshme për vet shtetin shqiptar. Të dyja palët duhet të përmbahen ndaj dhunës, sepse gjithmonë ekziston mundësia që i treti ta keqpërdorë situatën. I bëj thirrje institucioneve të sigurisë, që të kujdesen për sigurinë e liderit të opozitës, Lulzim Bashës, sepse po i ndodhi diçka atij lufta civile është e pashmangshme për shkak se populli është i elektrizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat