Reçica: Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 240 punëkërkues

Aktuale

Reçica: Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 240 punëkërkues

Nga: Z.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:09
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë të ditur se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim UNDP-në ofron mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 240 punëkërkues, përcjell “Bota sot”.

Reçica përmes një postimi në Facebook ka nhjoftuar se nëpërmjet Programit do të mbështeten mbi 250 punëkërkues të papunë, me fokus punëkërkuesit afatgjatë që hasin vështirësi për tu trajnuar dhe punësuar, ngase, siç thotë ai, krijimi i mundësive për punësim duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata në periudha afatgjata.

Postimi i plotë:

Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 240 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim UNDP-në fton të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës, që të aplikojnë në kuadër të Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnim në Punë.

Nëpërmjet Programit do të mbështeten mbi 250 punëkërkues të papunë, me fokus punëkërkuesit afatgjatë që hasin vështirësi për tu trajnuar dhe punësuar. Krijimi i mundësive për punësim duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, janë objektivat e këtyre dy skemave.

Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 24 Maj 2019. Ftoj punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të vizitojnë faqet:www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat