Millaku kujton 13 majin e vitit 1999 ku u vranë 77 civilë shqiptarë

Aktuale

Millaku kujton 13 majin e vitit 1999 ku u vranë 77 civilë shqiptarë

Nga: Z.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:39
Pamje nga vizita

Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka përkujtuar natën e 13 majit të vitit 1999, ku nga borbandimet u vranë 77 civilë shqiptarë, përcjell “Bota sot”.

Millaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se në tragjedinë e 13 majit të vitit 1999, pësuan edhe familja Suka nga fshati Bllacë i Therandës, e cila ka humbur gjithsej 7 anëtarë, familja Palushi nga Budakova 3 anëtarë, dhe familja Behluli nga Mushtishti dhe familja Selimi nga Grejkoci i Suharekës kanë humbur nga një anëtarë të familjes.

Postimi i plotë:

Natën e 13 majit të vitit 1999, nga bombardimet u vranë 77 civilë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra, burra, pleq e plaka. Ishte familja e gjerë Ahmetaj e këtij fshati ajo e cila me atë rast humbi 41 anëtarë të familjes së saj, pastaj familja Kukaj 12 anëtarë, familja Dakaj 4 anëtarë, familja Xhaferi 3 anëtarë, dhe familja Rexhaj një anëtar, të gjithë nga fshati Korishë i Prizrenit. Në tragjedinë e 13 majit të vitit 1999, pësuan edhe familja Suka nga fshati Bllacë i Therandës, e cila ka humbur gjithsej 7 anëtarë, familja Palushi nga Budakova 3 anëtarë, dhe familja Behluli nga Mushtishti dhe familja Selimi nga Grejkoci i Suharekës kanë humbur nga një anëtarë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat