Flet Dardan Molliqaj, tregon për arrestimin e tij

Aktuale

Flet Dardan Molliqaj, tregon për arrestimin e tij

Nga: G.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:24
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar sot dhe më pas është liruar.

Prokuroria Themelore e Prishtinë, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit Dardan Molliqaj më 22 tetor 2015, është pranuar kallëzimi penal i ushtruar nga Policia e Kosovës, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Pas rastit, Molliqaj ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me arrestimin e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se është arrestuar nga Policia sot në orën 8 të mëngjesit, pa asnjë paralajmërim apo ftesë.

“aty e kuptova se me datën 12.05, pra dje, ditë e diel, Gjykata kishte marrë një vendim për arrest timin, në lidhje me një rast që ka të bëjë me një protestë të vitit 2015, ku këtë protestë e kishim organizuar si Vetëvendosje. Kjo dukuri duket e çuditshme dhe jo e zakonshme, pasi për një rast që ka ndodhur 4 vite më herët, vendimi ndodhë ditën e diel, ku gjykatat janë në ditë pushimi”, ka thënë Molliqaj.

Deputeti ka thënë se Policia kanë pasur sjellje të mirë ndaj tij gjatë arrestimit dhe dërgimit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por pavarësisht kësaj, ai thotë se ky rast dëshmon se gjyqësori është i kapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat