Armend Zemaj pjesëmarrës në një konferencë në Berlin

Aktuale

Armend Zemaj pjesëmarrës në një konferencë në Berlin

Nga: Z.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:40
Foto nga takimi

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se është pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Adenauer Stiftung në Berlin të Gjermanisë.

Temë diskutimi në këtë konferencë është Roli i deputetëve në Bashkëpunimin Rajonal II dhe nisma e Bashkëpunimit Ndër-Parlamentar të Ballkanit Perëndimor 2019 përcjell “Bota sot”.

Zemaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se atje është së bashku me me deputeten Lirije Kajtazi.

"Pjesëmarres në konferencën e organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung në Berlin të Gjermanisë, se bashku me deputeten Lirije Kajtazi, parlamentarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, parlamentarë të Bundestagut si dhe zyrtarë të lartë nga CDU/CSU. Krenar dhe të bekuar me familjen e EPP-së, CDU/CSU-në, LDK-në dhe Kosovën", ka shkruar Zemaj.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat