Limaj falënderon ambasadorin e Gjermanisë për ndihmën e vazdueshme ndaj Kosovës

Aktuale

Limaj falënderon ambasadorin e Gjermanisë për ndihmën e vazdueshme ndaj Kosovës

Nga: A.SH Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Ai përmes Facebook, ka shkruar se, ambasadorin Heldt e falënderova për ndihmën e vazdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

Postimi i plotë:

Si gjithnjë, ishte kënaqësi ta prisja në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend.
Samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë për t'i paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse finale.
Ambasadorin Heldt e falënderova për ndihmën e vazdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat