Limaj-Heldt diskutojnë për dialogun Kosovë- Serbi

Aktuale

Limaj-Heldt diskutojnë për dialogun Kosovë- Serbi

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:05
Limaj-Heldt diskutojnë për dialogun Kosovë- Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Limaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se Samiti i Berlinit ka qenë një ‘mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale’.

Kryetari i Nismës e ka falënderuar ambasadorin Heldt për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

Postimi i plotë

Si gjithnjë, ishte kënaqësi ta prisja në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend. Samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë për t'i paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse finale. Ambasadorin Heldt e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat