Lajmi i fundit: Vetëdorëzohet Sabit Geci

Aktuale

Lajmi i fundit: Vetëdorëzohet Sabit Geci

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:18
Sabit Geci

Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci është vetë dorëzuar në Sherbimin Korrektues të Dubravës.

Për media e ka konfirmuar avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.

“Po mbrëmë është rikthyer në Kosovë në ora 1 e 30 të natës nga Stambolli. Përkundër gjendjes së tij të rëndë shëndetësore për të cilën janë të informuara të gjitha organet përgjegjëse, aktualisht ai për shkak të gjendjes së rënduar është në spital sepse mbrëmë rrugës deri sa po transportohej për në Dubravë i është përkeqësuar gjendja”, tha Millaku.

Ai me këtë rast ka shtuar se klienti i tij gjendet për shërim në Stamboll.

Millaku ka thënë se në vazhdimësi i ka njoftuar organet kompetente për gjendjen e Sabit Gecit, i cili, sipas tij, është i prekur nga kanceri në mëlçi dhe në organe të tjera vitale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të arrestojë ish-eprorin e UÇK-së, Sabit Gecin, i cili është i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat